U sulmua ekipi i urgjencës në QKMF e Skenderajt, reagon FSSHK-ja

Kosova

U sulmua ekipi i urgjencës në QKMF e Skenderajt, reagon FSSHK-ja

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka reaguar sot pas një sulmi që i është bërë ekipit të urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Sulmi ka ndodhur të martën në orën 03:45.

“Më datë 15.03.2022, në ora 03:45 pranë QKMF-Skenderaj përkatësisht në Repartin e Urgjencës në vendin e punës është sulmuar fizikisht komplet ekipi i urgjencës nga përcjellësi i pacientit, ku në këtë akt të sulmit njëri nga punëtoret ka marrë edhe trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Me të pranuar informatën Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar dhe përkrahur punëtorët (anëtarët) e sulmuar, duke e dënuar këtë rast dhe duke shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohë Pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje jeta dhe siguria në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Kryesia e sindikatës pranë QKMF- Skenderaj fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësit të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

“Punëtorët shëndetësor po dëshmohen çdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre. Gjithashtu kryesia e sindikatës dhe anëtarësia kërkuan edhe nga menaxhmenti i QKMF-Skenderaj që të ndërmerret ndonjë veprim për mbrojtjen e tyre fizike. Shpresojmë që rastet e tilla mos të përsëriten sepse kësi ngjarje të tilla e zbehin dinjitetin e punëtorit shëndetësor”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat