​17 vjet nga ndarja e Komandant Plakut

Kosova

​17 vjet nga ndarja e Komandant Plakut

Më: 21 mars 2022 Në ora: 08:21
Xheladin Gashi-Plaku

Sot mbushen 17 vjet prej ndarjes nga jeta e Komandant Xheladin Gashi-Plakut.

Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plaku ndërroi jetë në vitin 2005, kurse në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës. Ndërsa ish-presidentja, Atifete Jahjaga e dekoroi me medaljen “Heroi i Kombit”.

Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Bushat (Komoran). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa shkollimin sipëror në Universitetin e Shkupit - Dega Biologji- Kimi.

Pas mbarimit të studimeve, ai filloi punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Më vonë, ai vazhdoi punën si pedagog në Bushat, të cilën e kreu gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat