Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 23 mars 2022 Në ora: 20:52
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell deri në fundjavë.  Javën e ardhshme ndryshim i motit, priten edhe kushte për të reshura shiu.

Sipas Prishtina Weather masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe fushat e presionit të lartë, që vazhdojnë të dominojnë mbi hapësirën e kontinentit europian, favorizojnë mot të kthjellët e të ngrohtë deri në ditët e fundjavës mbi vendin tonë. 

Ditën e diel pritet shtim i vranësirave, ndërsa ditën e hënë paraqiten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Qarkullimi ajror gjatë ditës mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, ku mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme.  Në periudhat që do të ketë më shumë qetësi, kryesisht natën, cilësia e ajrit përkeqësohet e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

24.03 – Kthjellët e me diell, ditën më ngrohtë.

25.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

26.03 – Kthjellët dhe me diell.

27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.  Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

28.03 – Kryesisht me vranësira, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.

Deri të premten frynë erëra kryesisht nga krahu verior 4-12m/s, e nga fundjava ndërrojnë kahje nga jugu, dhe frynë me shpejtësi prej 4-8m/s.

Shtypja atmosferike vijon me vlera të larta, me tendencë të rritjes në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat