Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 8 prill 2022 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 8 prill:

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, 9:00)

Gjykata Kushtetuese mban aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, me rastin e Ditës së Kushtetutës. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

Mbahet konferenca rajonale: Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali. Merr pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e transferimit të detyrës së drejtorit të Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nga gjeneral Jörg Rüter te gjeneral Joachim Hoppe. Marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)

Mbahet manifestimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve nga OJQ “Roma in Action”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 11:00)

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) mban protestë me kërkesë rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, ora 11:30)

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë të rregullt për media. (Objekti i MAShTI-t, ora 12:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat