Pytet Selmanaj: Pse duhet me na i dhënë neve deputetëve nga 100 euro?

Kosova

Pytet Selmanaj: Pse duhet me na i dhënë neve deputetëve nga 100 euro?

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:56
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, e ka quajtur të pakuptimtë ndarjen e 100 eurove për punëtorët në sektorin publik.

Ai ka thënë se pse duhet që Qeveria t’i ndajë nga 100 euro deputetëve, ndonëse shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli tha sot se personat që e kanë pagën mbi 1000 euro nuk do t’i marrin këto 100 euro shtesë.

Të pakuptimtë ai e quajti edhe dhënien e 100 euro për personat që kanë pagë 900 euro.

“Është e pakuptimtë që njerëzve që eventualisht kanë një pagë të mirë në sektorin publik t’u jepen nga 100 euro. Pse duhet me na dhanë neve deputetëve. Po edhe 900 euro kush e ka pse duhet me ja dhënë 100 euro. Problemi në Kosovë janë të papunët, bujqit”, tha ai.

Më tutje, deputeti i LDK-së tha se ndarja nga 100 euro është lëmoshë për qytetarët.

“Çka janë 100 euro sot. Kjo është një lëmoshë dhe fyerje për njerëzit që jetojnë në Kosovë”, deklaroi më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat