Katër vjedhje në Peran të Podujevës, të gjitha në kohë iftari

Kosova

Katër vjedhje në Peran të Podujevës, të gjitha në kohë iftari

Më: 24 prill 2022 Në ora: 22:59
Fshati Peran

Përgjatë dy javëve të para të Ramazanit në fshatin Peran të Podujevës janë vjedhur katër shtëpi.

Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në kohën e iftarit, përderisa banorët nuk ishin në shtëpi.

Mersim Idrizi thotë se pavarësisht se ishte shumë afër shtëpisë së tij kur ajo është vjedhur nuk ka dëgjuar asgjë.

“Kemi ardhur dhe kemi parë çfarë kanë thyer e çfarë kanë marrë…Kanë hyrë nga dritarja pasi e kanë thyer atë”, deklaroi për Tëvë1 Mersim Idrizi..

E dëmi që kanë pësuar nuk ishte i vogël.

“Kanë marrë stoli ari e para, çfarë kanë gjetur. Dëmi llogaritet 15 deri 16 mijë euro”.

Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja shtëpi që u sulmua.

Rreth këtyre vjedhjeve që kanë ndodhur, ka dhënë sqarim majori i Policisë së Kosovës, Shkëlzen Xhafa.

Sipas tij dyshimet janë mbi qytetarë të caktuar.

“Duhet të fokusohemi te banorët edhe qytetarët përreth sepse vet targetimi i shtëpive, në kohën e njëjtë pra para iftarit len të kuptohet që duhet të fokusohemi te qytetarët e caktuar të cilët kanë mundur të kryejnë këto vepra penale”, deklaroi Xhafa.

Gjatë kësaj periudhe në Komunën e Podujevës janë bërë 18 vjedhje, ndërkaq vetëm 7 prej tyre kanë qenë vjedhje të shtëpive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat