Dy raste të dhunës në familje në 24 orë, Graçanicë dhe Klinë

Kosova

Dy raste të dhunës në familje në 24 orë, Graçanicë dhe Klinë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 08:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy raste të dhunës në familjes.

Sipas raportit rastet e dhunës kanë ndodhur në Graçanicë dhe Klinë.

Graçanicë 26.04.2022 – 19:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Kryshevë, Klinë 26.04.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat