​Osmani udhëtoi për vizitë zyrtare në Lituani

Kosova

​Osmani udhëtoi për vizitë zyrtare në Lituani

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:02
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, ku në takim me përfaqësues të lartë të këtij shteti do të diskutojë mbi forcimin e partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigjen e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

Osmani do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ajo gjithashtu do të takojë kryeministren Ingrida Shimonyte dhe kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktoria Çmilyte-Nielsen.

E shoqëruar nga ministrja e Brendshme Agne Bilotaite, presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat