Ngjarjet për ditën e sotme

Kosova

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 12 maj 2022 Në ora: 06:11
Ilustrim

Ngjarjet e datës 12 maj 2022

- Nën organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbahet në nivel vendi Greva paralajmëruese 1-Orëshe e të të gjithë të punësuarve në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. (Të gjitha Institucionet, ora 8:00)

- Kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, do të përcjellë nga afër rrjedhën e grevës një-orëshe në disa institucione arsimore të Prishtinës. (Shkolla fillore “Asim Vokshi”, ora 8:15)

- Në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, do të bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 9:00)

- Programi i USAID-it 'Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt' organizon një takim për te diskutuar qëndrueshmërin e aktiviteteve të cilat ndihmojnë sforcimin e shkathtësive të buta tek nxënësit e shkollave të mesme. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Në shënimin e Javës së Dëshmorëve, Komuna Rahovecit organizon homazhe në fshatin Pastasel. (Lapidari i Dëshmorit Milaim Krasniqi në Pastasel, ora 10:00)

- Auditores se Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2021/22. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komuna Rahovecit organizon homazhe në fshatin Vrajak. (Lapidari i Dëshmorëve në Vrajak, ora 11:00)

Shkrimtarja gjermane Mechild Henneke do të prezantojë librin e saj 'Ach, mein Kosovo'. (Autostrada Biennale Hangar në Prizren, ora 11:00)

- Komuna Rahovecit organizon homazhe në fshatin Ratkoc. (Varrezat e Dëshmorëve në Ratkoc, ora 12:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile do të lansojë Programin për Angazhim Qytetar. (Kinema “Lumbardhi” në Prizren, ora 12:30)

- Universiteti 'Fehmi Agani' në Gjakovë mban ligjeratën e Major Ivan Nastenko, udhëheqes i forcave të Ukraniës në kuadër te KFOR-it. (Universiteti i Gjakovës, ora 13:00)

- Në shënimin e Javës së Dëshmorëve, Komuna Rahovecit organizon manifestimin qendror në komplesin e Dëshmorëve në Gradish. (Gradish, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të të ish-boksierit Xhevdet Peci. (Fshati Zhazhë në Komunën e Mitrovicës, ora 16:30)

- Mbahet nata e dytë e festivalit "Anadrinia Jehon” në Dejnë. (Dejnë, ora 19:00)

- Mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci. (Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ora 19:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat