Aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Kosova

Aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Më: 12 maj 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Është ngritur akuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, është ngritur akuzë kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T. 

Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat