Lagjet që do të mbesin sot pa ujë

Kosova

Lagjet që do të mbesin sot pa ujë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 08:00

KRU Prishtina ka njoftuar konsumatorët e lagjeve “Dardania”, “Lakrishte” dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm.

Për ta kryer sanimin e defektit së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e furnizimit me ujë varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por KRU Prishtina beson se kjo mund të zgjasë tri deri në katër orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat