Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Korishës

Kosova

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Korishës

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Korishës, në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, e në mesin e tyre 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

“Mizorinë e vetë forcat e regjimit gjenocidal e treguan duke ekzekutuar 14 fëmijë, pastaj gra, burra e pleq.

Kjo ngjarje makabër përbën një pjesë të kujtesës sonë historike, të cilën nuk do ta harrojmë, por do të përpiqemi që e vërteta për të, të mbrohet kudo.

Këto viktima meritojnë nderim, i cili vihet në vend me të vërtetën, ndërkaq e vërteta e do drejtësinë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për 77 të vrarët në Korishë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat