Haxhiu: Po vazhdon keqmenaxhimi në SHSKUK

Kosova

Haxhiu: Po vazhdon keqmenaxhimi në SHSKUK

Më: 14 maj 2022 Në ora: 21:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka theksuar se keqamenaxhimi në SHSKUK po vazhdon, duke theksuar se spitali i ri fëmijëve edhe mbetet pa laborator dhe ende nuk është funksional me të gjitha kapacitetet e tij.

“Mbi 22 milionë euro investime në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa analizat bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme.

Pse nuk është laboratori pjesë e Spitalit të Fëmijëve kur ka qenë pjesë e planifikuar e investimeve 22 milionë euro, dhe ka qenë e planifikuar paisja me aparaturë të re moderne për laborator.

Nga 4 salla të operacionit vetëm dy janë funksionale dhe me probleme organizative dhe menaxheriale”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat