​Komunat serbe nuk e kërkojnë tatimin mbi pronë

Kosova

​Komunat serbe nuk e kërkojnë tatimin mbi pronë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Komuna me shumicë serbe në Kosovë vazhdojnë të mos respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit tonë. Komuna e Zveçanit, Mitrovicës së Veriut dhe Shtërpcës, përveç tjerash nuk po zbatojnë ligjin as sa i përket mbledhjes së të hyrave, konkretisht të hyrat nga tatimit në pronë.

Hapi i fundit i Qeverisë së Kosovës ishte ndërprerja e pagës për 32 mësimdhënës serbë të cilët merrnin paga pa shkuar në punë. Megjithatë, serbët në Kosovë vazhdojnë të mos paguajnë energjinë elektrike, gjë që Kosovës po i kushton me miliona euro. 

Pastaj, kanë krijuar arsim paralel duke mësuar me literaturën e Serbisë, si dhe kanë krijuar universitet, i cili nuk i përgjigjet institucioneve tona arsimore. Universiteti nuk akreditohet nga institucionet e Kosovës, nuk punon me kulikulën dhe plan programin e institucioneve tona. Njëjtë është edhe në sistemin e shëndetësisë, ku mjekët marrin pagat dhe komunat furnizohen me barëra nga lista esenciale por nuk i japin përgjegjësi institucioneve të shtetit tonë. Ata nuk kanë raportuar asnjëherë as rastet me COVID-19.

Komunat me shumicë serbë po vazhdojnë të mos i respektojnë as ligjet dhe rregulloret e shtetit tonë, duke mos respektuar simbolet e Kosovës. Ndërkohë, në kundërshtim me Kushtetutën tonë, valuta kryesore vazhdon të jetë dinari. 

Media ka raportuar se si në Zveçan e Shtërpcë, bizneset janë të liruara nga të gjitha detyrimet komunale. 

Ndërkohë nuk paguhet as tatimi mbi pronë, përkundër faktit që në komunat tjera në vend, tatimi mbi pronë ka vite që paguhet. Njëjtë veprohet edhe në Mitrovicën e Veriut, ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur disa shkelje të ligjit.

“Neni 2 i ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pasuri të paluajtshme thotë qartë se çdo organizatë buxhetore duhet të mbledhë të hyrat nga tatimi në pronë komuna për vitin 2021 nuk kishte filluar për grumbullimin e të hyrave nga tatimi në pronë. Komuna nuk ka planifikuar të hyrat nga tatimi në pronë në buxhetin e vitit 2021 sepse ende nuk kanë arritur të formojnë një shërbim të tatimit në pronë (nuk kanë menaxher të tatimit në pronë, as zyrtarë të anketimit, apo zyrtarë të trajnuar për përdorimin e sistemit të protaxit etj.). Gjithashtu, nuk kanë bërë identifikimin e pronës në mënyrë që më pas të bëjnë regjistër të pronës. Edhe pse procesi i inventarizimit të pronave filloj në vitin 2014, me mbështetjen e Agjencisë Katastrale të Kosovës, Komuna ende nuk ka përfunduar atë. Kjo ka ndodhur për shkak se komuna ende nuk ka krijuar një politikë për zbatimin e ligjit dhe nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për mbledhjen e të hyrave nga këto aktivitete që kanë një ndikim të rëndësishëm në nivelin e buxhetit komunal. Për më tepër, nga aspekti i auditimit, çështja dhe rekomandimi është përsëritur ndër vite, megjithatë nga komuna nuk ka shenja për ndërmarrjen e masave konkrete. Ndikimi Mos zbatimi I Ligjit dhe rregulloreve për mbledhjen e tatimit në pronë, ka ndikim të rëndësishëm dhe prioritar, duke shtuar faktin këtu, që tatimi në pronë është i vetmi tatim i decentralizuar në nivelin komunal. Në këtë mënyrë, të hyrat nuk realizohen, gjë që ndikon drejtpërdrejt në arritjen e qëllimeve të komunës ku të hyrat janë bazë e financimit”, thuhet në raportin e auditorit për vitin 2021.

Raporti ka gjetur parregullësi edhe sa i përket pagesës së ujit, për të cilën thotë se është e rregulluar me Ligjin për ujërat 04/L-147, respektivisht me udhëzimin plotësues administrativ 02/2016 për strukturën e pagesave të ujit.

“Në dhjetor 2020, Komuna ka pranuar dhe ka regjistruar një faturë në vlerë prej 58,837€ nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” për konsum të ujit për periudhën 01- 30.11.2020. Bazuar në faturën e pranuar dhe kartelën financiare të blerësit të datës 15.12.2020 dhe në bazë të shkresës së Ujësjellësit Rajonal për shumën e borxhit të komunës dhe objekteve komunale, komuna ka paguar borxhin e mbetur për konsumin e ujit më datë 09.02. 2021 në vlerë 14,337€. Faturat nuk janë të specifikuara dhe nuk tregojnë të dhëna të qarta për kostot e klientëve (objektet komunale) individualisht. Kompania nuk i dorëzon fatura komunës në baza mujore, prandaj komuna nuk e ka deklaruar këtë faturë si detyrim (në pasqyrën e detyrimeve) për vitin 2021. Kjo ka ndodhur, sipas komunës, për të mos mbetur asnjë shfrytëzues pa ujë, komuna është dashur të shlyejë borxhet për përdoruesit e apo institucionet publike, të cilat i financon. Përkundër faktit se komunës nuk i janë ofruar fatura në baza mujore dhe për borxhin në faturën e pranuar, komuna nuk ka një pasqyrë të saktë të obligimeve të saj për t'i paraqitur ato në raport. Ndikimi Pagesa e ujit, e cila nuk ishte regjistruar si detyrim i komunës, rrezikon që detyrimet e paguara nga komuna të mos evidentohen si të paguara apo edhe të jenë paguar detyrime që nuk i takojnë komunës”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për komunën e Mitrovicës së Veriut.

Auditori ka gjetur parregullësi edhe në mosraportimin e fituesve mbi koston e subvencioneve të dhëna.

“Në bazë të rregullores MF nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik të OJQ-ve, neni 23. Monitorimi dhe raportimi për projektet dhe programet në të cilat përfituesi i grantit raporton te zyrtari monitorues, në baza të rregullta në lidhje me zbatimi/programi i projektit siç parashikohet në kontratën e parashikuar në nenin 22 të kësaj rregulloreje. Raportimi përfshin raportimin narrativ dhe financiar dhe periudhat e raportimit do të përcaktohen në përputhje me dispozitat e kontratës me përfituesin. Në rastin e dy kontratave të nënshkruara ndërmjet OJQ-ve dhe komunës në vlerë prej 9,300€, nuk janë dorëzuar raporte financiare dhe narrative për shpenzimet e bëra, siç është përcaktuar me kontratë dhe Rregulloren për financimin publik të OJQ-ve. Kjo ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të kontrollit mbi monitorimin e subvencionit të dhënë nga zyrtarët komunal dhe mospërmbushjes së obligimeve të përcaktuara me kontratë nga përfituesi i subvencionit. Ndikimi Mungesa e raportimit te përfituesit e subvencioneve për shpenzimet e bëra mund të rezultojë në keq”, thuhet në raport.

Buxheti final për vitin 2021, sipas auditorit në këtë komunë, ishte 9,031,006 euro, krahasuar me buxhetin fillestar është rritur për 4,034,733 euro. 

“Diferenca mes buxhetit fillestar dhe atij final është rezultat i rritjes së transfereve të të hyrave vetanake nga viti paraprak (109,432€), të hyrave nga donacionet e jashtme në vlerë prej (15,039€), transfereve të mjeteve nga Fondi për Zhvillim (4,080,544€.) dhe financimi me kredi (6,111€), ndërsa ka pasur zvogëlim nga granti Qeverisë për 176,393€. Në vitin 2021, komuna ka shpenzuar 52% të buxhetit final, që është një rënie prej 6% krahasuar me vitin 2020 (58%). Zbatimi i buxhetit mbetet i pakënaqshëm”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat