Të shtëna me armë në veri të Mitrovicës, nuk raportohet për incidente

Kosova

Të shtëna me armë në veri të Mitrovicës, nuk raportohet për incidente

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:00
Veriu i Mitrovicës

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot pasdite në veri në vendit.

Zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë për Telegrafin se të shtënat janë dëgjuar në rrethinën e komunës së Zveçanit.

Hoti ka thënë se nuk është raportuar për incidente.

“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka pasur ndonjë aheng në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveçanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, është shprehur Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat