Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

Kosova

Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

Më: 16 maj 2022 Në ora: 07:23 Përditësuar në ora: 10:50 më 16.05.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Është bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

Është bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ky Komision, kryesohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe për gjashtë muaj do t’i hetojë keqpërdorimet e mundshme të Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ka thënë se ky komision ka mandej gjashtë muaj e që duke llogaritur edhe kohën e pushimeve, atëherë i bie që deri në fund të këtij vitit komisioni është i mandatuar.

Në mbledhjen e parë është vendosur që deri në mbledhjen e radhës duhet të përgatitet edhe plani i veprimit.

Konstituohet komisioni hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të bëjë konstituimin.

Mbledhja konstituive mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe fillon në ora 10:00.Ndryshe ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë, i propozuar nga PDK-ja dhe i mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

Komisioni do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, zëvendëskryesues Ferat Shalën dhe anëtare, deputeten Eliza Hoxha, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar për anëtar deputetin Pal Lekaj, nga Lëvizja Vetëvendosje deputetët, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Mimoza Kusari Lila.

Ndërkaq nga Lista Serbe , Adem Hoxhën si anëtar dhe grupi Multietnik, Fridon Lalën.

Po ashtu të martën është paraparë të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Dy komisionet ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe ishin 'mollë sherr" mes pozitës dhe opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat