​QKUK, për 3 muaj realizohen 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike

Kosova

​QKUK, për 3 muaj realizohen 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike

Më: 16 maj 2022 Në ora: 15:30
QKUK

Në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të QKUK-së, për 3 muaj janë realizuar 5 mijë e 664 analiza mikrobiologjike.

Këstu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sipas së cilit nga to, 1 mijë e 806 mostra ishin të Traktit Urogjenital, 934 të Traktit Respirator dhe 511 të Traktit Gastrointestinal.

“Nga janari deri në mars u kryen edhe 1 mijë e 555 teste për infeksione spitalore, 196 teste imunokromatografike dhe 662 teste aerologjike”, thuhet në njofitm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat