Certifikohen zyrtarët e njësiteve elite të Policisë së Kosovës

Kosova

Certifikohen zyrtarët e njësiteve elite të Policisë së Kosovës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht  Njësitit Special Intervenues (NJSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO).

Në njoftimin e PK-së thuhet se kjo ceremoni u realizua pas një trajnimi profesional mjaft sfidues për zyrtarët policor.

Trajnimi u cilësua si motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues.

“Në ceremoni, zyrtarëve policorë me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Kimberly Riffe nga ICITAP-i amerikan,  të  cilët vlerësuan lartë arritjet profesionale të zyrtarëve policorë si dhe i uruan me rastin e certifikimit dhe bashkëngjitjes së tyre me njësitet elitare të PK-së”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat