​Ngjarjet e datës 17 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 17 maj

Më: 17 maj 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë (IDAHOBIT) Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) organizon konferencën me temë “Personat LGBTI dhe Politika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00) 

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takim pa praninë e mediave. (Ora 10:00) 

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqiponjës bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Shqiponjës (Jabllanicë e Dushkajës, ora 12:00). 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon festën tradicionale “Festa e Abetares”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci (Salla e Sporteve “Karagaq” Pejë, ora 12:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit, do të mbajë konferencë për media, në lidhje me rrjedhshmërinë dhe realizimin e punëve të realizuara të Rehabilitimit Gjeneral dhe Modernizimit të linjës Hekurudhore. 

Agjenda:

09:30 - Takimi në hapësirën përballë INFRAKOS-it - Adresa: Fushë Kosovë, Sheshi i Lirisë 
09:50 - Stacioni Hekurudhor Miradi - 2km nga Fushë Kosova

10:00 - Vizita në terren / konferencë për Media

10:30 - Përfundimi i vizitës/konferencës 

Mbahet diskutim për lumin Vjosa. (Objekti i Kosovo 2.0 (Hub 2.0), ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat