Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

Kosova

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

Më: 18 maj 2022 Në ora: 10:58
Pamje nga vizita

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me ekipin e tij, me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova (GKA), Gjeneralmajor BenjaminCorell, po qëndron në vizitë zyrtare në Ajova të SHBA-së. Gjatë kësaj vizite Gjeneral Jashari fillimisht u prit nga Gjenerali Corell dhe stafi i tij ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit për të ardhmen.

Gjeneral Jashari më pas vizitoi ushtrimet dhe trajnimet që po realizohen në Kampin Dodge, ku po marrin pjesë edhe ekipe të FSK-së. Gjatë vizitës në Institutin Regjional të Trajnimit në Ajova dhe në Kompaninë e 209-të të Mjekësisë, Gjeneral Jashari vëzhgoi pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen për aftësitë e medikut në fushëbeteje dhe drillet e fushëbetejës. Po ashtu gjatë ditës, Gjeneral JASHARI vizitoi kapacitet trajnuese të qëndrueshmërisë dhe mirëmbajtjes në Gardën Kombëtare të Ajovas.

Gjeneral Jashari do të vazhdoj vizitën nëpër njësi tjera të GKA ku do të prezantohen kapacitetet tjera ushtarake e gjithashtu do të vëzhgojë nga afër ushtrimin e sigurisë kibernetike që është duke u realizuar në Universitetin Shtetëror të Ajovas. Ky aktivitet zhvillohet njëkohësisht në mes FSK-së, Gardës Kombëtare të Ajovas, Universitetit të Prishtinës, dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Gjeneral JASHARI do të vazhdojë vizitën në SHBA duke parë nga afër edhe ushtrime e stërvitje tjera ku janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të FSK-së. Ndër to do të përcillen edhe stërvitjet për zhvillimin e aftësive në fusha të ndryshme të manovrës luftarake që janë duke u realizuar në Kampin Atterbury në shtetin Indiana.

Image
Pamje nga vizita
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat