Alarmi për bombë në Shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë rezultoi i rrejshëm

Kosova

Alarmi për bombë në Shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë rezultoi i rrejshëm

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:05 Përditësuar në ora: 13:33 më 18.05.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

​Kërcënimi me bombë në “Xhevdet Doda” doli alarm i rrejshëm

Një alarm për vendosjen e një mjeti shpërthyes të dyshuar si bombë në hapësirat e gjimnazit “Xhevdet Doda” ka dalë të jetë i rrejshëm.

Policia e Kosovës është larguar nga vendi i ngjarjes pas konstatimit se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Më herët për shkak të kanosjes me mjet shpërthyes, nga hapësirat e kësaj shkolle ishin evakuuar nxënësit.

Kërcënimi me bombë kishte ardhur përmes një email, njoftoi më herët Policia e Kosovës.

Ky është rasti i dytë për vendosje të mjetit shpërthyes në Prishtinë. Dje i njëjti kërcënim ka ndodhur në hapësirat e Rektoratit të UP “Hasan Prishtina”, i cili doli të jetë i rrejshëm.

Tash për tash nuk ka të dyshuar se kush mund të fshihet prapa këtyre kërcënimeve.  

Forca të shtuara arrijnë te shkolla “Xhevdet Doda” pas kërcënimit për bombë, Policia jep detaje

Forca të shtuara Policisë së Kosovës kanë arritur të Shkolla “Xhevdet Doda”, atje ku është bërë një kërcënim për një mjet shpërthyes.

Drejtuesit e kësaj shkolle e kanë marrë kërcënimin përmes postës elektronike.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë Ahmeti.

Alarm për bombë në Shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, evakuohen nxënësit

Një alarm për bombë në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, i dërguar përmes postës elektronike, ka bërë që policia të evakuojë nxënësit dhe personelin e shkollës.

Lajmin e ka konfirmuar për media, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

“Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat