Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 20 maj 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

SIT publikon hulumtimin “Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë gjatë kohës së COVID” (Hotel Sirius, ora 09:30)

Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT prezanton hulumtimin me titull “Hulumtim Ligjor rreth Ndarjes së Pasurisë së Përbashkët dhe Mbajtjes Financiare: Ligji dhe Praktika Gjyqësore në Kosovë” si dhe Opinionin Ligjor rreth Nenit 54 të Ligjit mbi Familjen në Kosovë (Hotel Emerald, ora 10:00)

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, mban konferencë për media (Ndërtesa e Arkivit, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting (Kabineti i kryetarit, ora 11:15)

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

Këshilli Britanik (British Council) organizon Konferencën Finale të programit "Shkollat e Shekullit 21" (Klan Arena, ora 13:00)

Prokurori i çështjes së Thaçit dhe të tjerëve mban konferencë për ecurinë e çështjes (ZPS, ora 14:30)

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së Olive Medical në Mitrovicë (Rr. “Minatorët e Trepçës”, ora 18:00)

Ipeshkvia e Kosovës inauguron bibliotekën e saj “Ernest Koliqi” (Qendra “BogdaniPolis”, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat