Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Kosova

Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Më: 21 maj 2022 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar se sot pritet të jetë nxehtë dhe me diell. Të dielen e të hënën mundësi edhe për shi, derisa avën e ardhshme do të jetë më nxehtë.

PW ka apeluar që të mos qëndroni gjatë në rreze të diellit gjatë orëve të mesditës.

20.05.2022 – Dita e parë e fundjavës na sjell mot mjaft të nxehtë dhe kryeisht me diell. Më pas nga dita e diel dhe të hënën po priten kushte edhe për zhvillime të reshjeve me bubullima, që ditën e hënën mund të jenë më të shtrira në vend, e gjithashtu temperatura pësojnë rënie të lehtë.

Nga dita e martë po paraqitet një situatë e motit relativisht më stabil por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell. 

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa indeksi i rrezeve UV ditën e shtunë do të jetë më i lartë, ndaj edhe preferohet që orëve të mesditës të mos qëndrojmë gjatë në rreze të diellit.

21.05 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

22.05 – Vransira e intervale me diell.  Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e pasdite përreth viseve malore reshje lokale shiu me bubullima.

23.05 – Vransira e intervale me diell.  Vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

24.05 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

25.05 – Më nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C të shtunën, zbresin në 25C ditën e hënë, e deri në mërkurën shënojnë rritje deri në 31C e 32C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies përreth vlerave normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat