230 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Kosova

230 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 230.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 139 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.318 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.779 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.518 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat