​Bashkim Ramosaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Kosova

​Bashkim Ramosaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:35
​Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për 4 vitet e ardhshme do të jetë kryetar i degës së AAK-së në Deçan.

Ai është zgjedhur në Kuvendin zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan.

“Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, që na nderoj me prezencën e tij sot. Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan.

Ju uroj suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues që u përzgjodhen sot. Vazhdojmë bashkë për Deçanin. Na prift e mbara”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat