Nesër në Kosovë mot i ngrohtë, të hënën shi dhe bubullima

Kosova

Nesër në Kosovë mot i ngrohtë, të hënën shi dhe bubullima

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:31
Ilustrim

Mbi vendin tonë të dielën parashihet të mbajë mot i ngrohtë me mundësi për reshje shiu, kurse të hënën rënie e lehtë e temperaturave dhe shi e bubullima.

Sipas Prishtina Weather nga dita e martë do të kemi mot më stabil, por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat që do të zbresin në 25C ditën e hënë, deri në mërkurën shënojnë rritje deri në 31C e 32C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, kurse nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat