Shoqata e intelektualve Shqiptarë “Trojeve të Arbrit”, mbajti Sesionin i V-të në qytetin e Prizrenit

Kosova

Shoqata e intelektualve Shqiptarë “Trojeve të Arbrit”, mbajti Sesionin i V-të në qytetin e Prizrenit

Nga: Beqir Sina Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:53
Foto nga vendi i ngjarjes

« Personaliteti shumplanësh i Mustafa Merlika Kruja dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore të kombit shqiptar me rastin e 135 vjetorit të lindjes(1887-2022) »

Java e " Trojeve të Arbrit "filloi sot më, 12 Qershor në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare me një sesion shkencor për Kryeministrin e Shqiperisë Etnike Mustafa Krujën .

Ky sesion shkencor që u mbajt në Hotel "Luxori" në  rrugën Prizren –Suharekë, e nderojë me pjesë marrjen e tyre profesor , historian, studiues , shkrimtar e poet përfshirë edhe  publicistin e njohur nga Italia Evgjen Merlika, i nipi i Mustafa Merlikës Krujës -

Ky sesion i veçant shkencor kishte në programin e tij kumtesat e përgatitura nga studiuesit nga Shqiperia , Kosova , Maqedonia shqiptare , Evropa dhe Amerika, të cilët me paraqitjen e temave te tyre i dhanë madhështinë këtij aktiviteti shkencore dhe kombëtare.

« Ta vendosish në vend historinë e burrave të mëdhenj atdhetar që u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike është pak më e madhe se shkencore, pra, është një mision kombtar që duhët të vazhdohet pa u ndalur » shkruan Shoqata e intelektualve Shqiptarë " Trojeve të Arbrit »

Moderatorja e pjesës solemne Arbershë Berisha

Himni kombëtar Shqiptar

Ernest Koliqi :  « Kanga e Kapidan Markut » recitojë  Fatime Kalimishi 

Kumtesa kryesore u mbajt nga nipi i ish kryemnistrit të Shqipërise etnike publicisti dhe pêrkthyesi Eugen Merlike :  « Pak faqe mbi të vërtetën në jetën dhe veprën e Mustafa Merlika - Krujës

Kënga « Thrret Prizereni mori Shkodër » këndoj Mirak Ukaj

Dr. Nexhmedin Spahiu : « Mustafa Kruja - figura më e ndritur intelektuale dhe figura më e pjekur politike e shekullit XX ».

Dr. Qerim Lita  nga Shkupi me kumtesën : « Mustafa Kruja dhe tokat e liruara »

Tomë Mrijaj « Dritë mbi fragmentet e jetës dhe veprimtarisë patriotike dhe enciklopedike të burrshtetit Mustafa Kruja - Merlika »

Dr Besim Morina : « Mustafa Merlika-Kruja Politikani i shquar dhe nënshkruesi i Pavarësisë së Shqipërisë »

Fatmir Minguli : Aspekte të arsimit në rini të Mustafa Merlika Kruja

Fazli Hajrizi : « Dimesioni i panhohur gjuhësor dhe epistolari i Mustafa Merlika Krujës « 

Mr.sc. Nue Oroshi : « Letërkëmbimet në mes të Mustafa Merlika Krujës dhe Kapidanve të Mirditës Gjon Marka Gjoni dhe vëllezervë Mark e Ndue Gjon Marku

U lexuan dhe kumtesat : Prof.dr. Muhamet Shatri : « Mbrojtja e Pazarit të Ri dhe kufijve të Shqipërisë Etnike me Malin e Zi dhe Serbinë ne kohën e qeverisë Kruja (1941-1943

Dr. Rovena Vata (Mjeshtre e Madhe) «  Si e njohim Mustafa Krujën në Revistën « Shejzat » të Ernest Koliqit

Avokat Ndre Molla : « Mustafa Merlika Kruja një jetë në shërbimbtë atdhetarizmës shqiptare »

Mr.sc. Rezahana Hysa « Vështrim rreth librit «  Rravigime të lira në shtigjet e historisë shqiptare (Rrugëtim i përfytyruar nëpër qivjetoret deri në ditët tona) »

Mërgim Korça : «  Politikani largpams Mustafa Merlika Kruja »

Emrije Krosi : «  Dimesioni i panjohur gjuhësor dhe epistolari i Mustafa Merlika Krujës » 

Dr.sc. Zog Çoçaj : «  Kontributi i Mustafa Merlika Krujës për Kosovën »

Xhemaledin Salihu Preshevë: »Rezitenca e armatosurce shqiptarve të Kosovës Lindore në Luftën e Dytë Botrore përgjatë hekurudhës Bujanovc - Preshevë-Kumanovë në perkrahje të vendimeve të Kryeministrit Mustafa Merlika Krujës për bashkim kombtar» 

Në fund publicisti dhe shkrimtari Tom Mrijaj mbajti edhe fjalën e mbylljes duke faleminderuar në emër të organizatorit dhe treguar rëndëdinë e këtij simposiumi: 

« Shoqata "Trojet e Arbrit "falënderon të gjithë studiuesit nga Shqiperia , Kosova , Maqedonia shqiptare , Evropa dhe Amerika për paraqitjen e temave te tyre ku i dhanë madhështinë këtyre tre aktiviteteve shkencore dhe kombëtare.Ta vendosish në vend historinë e burrave të mëdhenj atdhetar që u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike është pak më e madhe se shkencore, pra, është një mision kombtar që duhët të vazhdohet pa u ndalur. »

Pas Prizrenit në mënyrë të organizuar do të udhëtojmë për në Lezhë ku me 13 Qershor 2022, në Hotel "Lisë " në Lezhë neser do të mbajë sesionin tjetër shkencor për Monsinior dr.Zef Oroshin. 

« Qershia mbi tortë e këtyre aktiviteteve është akademia përkujtimore me rastin e 76 vjetorit të rëniës heroike të komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Marku, që do të mbahët më, 14 Qershor 2022 po në Lezhë në sallën e çerdhës së fëmijëve në Sheshin "Gjergj Kastrioti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat