Situata në Vushtrri / Këto janë planet përmbyllëse që PDK pretendon ta përfundoj vitin

Kosova

Situata në Vushtrri / Këto janë planet përmbyllëse që PDK pretendon ta përfundoj vitin

Nga: M.H. Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:56
Komuna e Vushtrrisë

Situata në gjith vendin po vazhdon të mbetët e tensionuar.

Ngjarjet që po vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë po shtojnë edhe tensione të mëdha.

Protesta, debate dhe shumë mosmarrëveshje mes pozitës dhe opozitës po prekin secilin qytetar të vendit.

Mirëpo për situatën në komunën e Vushtrisë, për “Bota sot”, ka folur kryetari Ferit Idrizi.

Ai tregoi disa nga projektet që pritet ta përmbyllë vitin dhe situatën që po kalojnë qytetarët e kësaj komune.

“Një situatë pak a shumë si në të gjithë Kosovë”, shprehet kryetari, duke përmendur këtu rritjet e çmimeve dhe rastet sociale në ngritje.

Një situatë pak a shumë si në të gjithë Kosovën, me rritje të çmimeve, kërkesa për punësim dhe shumë raste sociale. Një sfidë tjerë që po na përcjellë është ndërprerja e kontratave nga operatorët që kanë fituar projekte dy vjeçare, për shkak të ngritjes së çmimeve. Në anën tjetër, Kontrata Kolektive e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe MASHT-it, po e rëndon shumë buxhetin e Komunës, ku gjykatat në vend se ta dënojnë Ministrinë e Arsimit për mos përmbushje të kontratës, ato dhunshëm po i marrin paratë nga buxheti i Komunës”, u shpreh ai.

Ndërsa në bised e sipër për projektet e rëndësishme kryetari thekson furnizimin me ujë të pijshëm, rregullimin e rrugëve e shumë përmisime të tjera që kanë mbetur tash e disa vita të pa rregulluara.

Disa nga projektet më të rëndësishme për këtë vit janë: Furnizimi me ujë të pijshëm për shumicën e fshatrave të Vushtrrisë, renovimi i disa shkollave, vazhdimi i ndërtimit të shëtitores përgjatë Lumit Silnica në drejtim të Nadakofcit në gjatësi 1.5 km, rregullimi i një pjese të shtratit të lumit Silnica, hartimi i projektit të një rezervuari të ujit, i disa rrugëve dhe bulevardeve, fillimi i ndërtimit të tregut të gjelbër, instalimi i ngrohjes dhe ventilimit në palestrën sportive, asfaltimi i disa rrugëve lokale në fshatra dhe qytet, ndërtimi i kanalizimit në disa fshatra etj”, përfundoi Idrizi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat