Kulla e Isë Boletinit e mbyllur për vizitorët

Kosova

Kulla e Isë Boletinit e mbyllur për vizitorët

Nga: Skënder Karaçica Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:52
Skënder Karaçica

Kemi ardhur për pushime nga Amerika e largët në Kosovën tonë. Po marrim shlirë fyrmë sikurse është e lirë fryma e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës.

Prishtina po e rritë shtetin me ndërtimet urbane.Sa ka ndryshuar përmes jetës së re urbane e pse edhe moderne,kryeqyteti i Republikës së Kosovës!

Ne mërgimtarëve na bëhet zemra mal dhe,e kemi thënë shpeshherë si rregull e pashkruar,në fjalën e gjeneralit të maleve të Kosovës(Isë Boletini):

Ne jemi mirë në diasporën në Amerikë,kur është mirë Kosova...!

Në lagjën e re të Prishtinës(lagjja e re të spitali)takoj njerëzit tanë,ata që deri dje,ua kishte ndalur frymën regjimi i Serbisë dhe pushtetet gjakpirëse të modelit fashist të S.Millosheviq.

Tashti jemi mirë!Jemi në tokën tonë dhe në frymën e lirisë së Kosovës,-thonë ata kur me takojnë.

Në mëngjes,sot,takoj një të moshuar nga Mitrovica.E përshëndes dhe pyes nga jeni...?

Po,jam nga Boletini,-më thotë fjalën shpejt sikurse flasin burrat e Buletinit,ndonëse i pati regjur historia të jenë të shpejtë,syqelë,të patrembur para hasmit...!

Po,si e kemi Boletinin e gjeneralit të maleve të Kosovës të Isë Boletinit,-i them në shenjë respekti.Ai pa një pa dy më kthen përgjigjën burrërore:

Mirë është Boletini,mirë janë malet,por...paksa nuk i kemi mirë punët,-më thotë plaku i Boletinit.

Pse nuk i keni punët mirë,-i them plakut kur pesha e jetës ia dridhte  hapat e udhës!

Po,Boletinin e kanë lënë vetë dhe kanë shkuar në qytet.Po,shtëpitë e Boletinit kanë mbetur të boshatisura,thotë plaku me një frymarrje të ngadalshme  të jetës.

Para se ndahej,plaku e kthen kokën dhe me thotë edhe ketë fjalë:

Dje isha në Boletin dhe Kulla e Isë Boletinit ishte e mbyllur për vizitorët.Nuk më erdhi mirë që dyert e Kullës së madhe të kombit e të Kosovës të jenë të mbyllura,kur e kur,në ketë verë të pushimeve do të kemi shumë vizitorë nga diaspora dhe nga trojet etnike shqiptare...!

Në dritën e lajmit dhe të fjalës së plakut nga Boletini,do të ishte mirë që pushteti lokal,që e drejton njeriu i respketuar i popullit në Mitrovicë,Bedri Hamza,do të marrë vendimin e duhur,që,Kulla e gjeneralit të maleve të Kosovës të Isë Boletinit mos të jetë e mbyllur për vizitiorët!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat