​Instituti i shëndetit publik, apelon për kujdes gjatë konsumimit të ushqimeve

Kosova

​Instituti i shëndetit publik, apelon për kujdes gjatë konsumimit të ushqimeve

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit, thuhet në apelin e Instituti Kombëtar i cili i bën thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

- para se të filloni të përgatisni ushqimin

- pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

- pas përdorimit të tualetit

- pasi të pastroni hundën

- pasi të prekni një kafshë

- pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat