Mjekët po braktisën Kosovën, klinikat alarmojnë për mungesë të stafit

Kosova

Mjekët po braktisën Kosovën, klinikat alarmojnë për mungesë të stafit

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Tha që është njëra nga shtatë shtyllat e shëndetësisë. Sipas ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifit kjo është forma e vetme për të parandaluar largimin e punonjësve shëndetësor nga Kosova.

Mirëpo, braktisja e vendit të punës nga mantelbardhët po vazhdon.

Brenda gjashtë muajsh, 107 mjekë janë larguar nga Kosova, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Në këto rrethana, klinikat po përballen me mungesë stafi.

Drejtori i Klinikës të Kirurgjisë, Ferat Sallahu tregon për vështirësitë që kanë si pasojë e mungesës të stafit.

Por, kur do të hapet konkursi për të plotësuar mungesat e stafit nëpër institucione shëndetësore?

Vitin e kaluar, 159 anëtarë të Odës së Mjekëve i kanë marrë certifikatat e largimit nga vendet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat