Tetë furra të bukës janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut

Kosova

Tetë furra të bukës janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Po vazhdon inspektimi nëpër furrat e bukës në komuna të ndryshme të Kosovës, si rrjedhojë e mashtrimeve me peshën e bukës. Së fundmi tetë furra janë gjobitur nga Inspektorati Qendror i Tregut.

Përmes një njoftimi, Inspektorati i Tregut ka bërë të ditur që së bashku me Agjencinë e Metrologjisë dhe Inspektorët komunal të tregut kanë kryer verifikime të jashtzakonshme të peshoreve nëpër furrat e bukës dhe kanë verifikuar peshën e bukës.

Gjoba janë shqiptuar pasi tri bizneseve nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës dhe ndaj pesë të tjerave të cilat kishin peshoret e paverifikuara, thuhet pos tjerash në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat