Bekim Jashari u çoi mesazh edhe “Shqiponjave të Zeza”

Kosova

Bekim Jashari u çoi mesazh edhe “Shqiponjave të Zeza”

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:59
“Shqiponjat e Zeza”

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka dalë kundër aksionit të sotëm që të parandalohet një autobus me studentë ndërkombëtarë që donin ta vizitonin Prekazin.

Jashari ka thënë se e kupton reagimin e “Shqiponjave të Zeza që janë ndikuar “nga lajmet me tituj nxitës”.

“Nga emocionet realizuan një aksion jo të menduar aq mirë por gjithsesi pa ndonjë qëllim të keq, andaj edhe duhet mirëkuptuar”, ka thënë Jashari.

Përndryshe, anëtari i familjes Jashari ka thënë të dielën seaksioni ishte në kundërshtim me  traditën e kësaj familjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat