Varroset kryemineralologu i Kosovës

Kosova

Varroset kryemineralologu i Kosovës

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:43
Varrimi i Shyqri Kelmendit

Në varrezat e fshatit Kelmend, minatorët e Trepçës shkuan me një kurorë lulesh.

Me të ata e nderuan, njërin prej shefave më jetëgjatë në menaxhim të Trepçës, Shyqyri Kelmendin, i cili po varroset në fshatin e lindjes, pasi vdiq të martën mbrëma.

Vdekja e njërit prej njohësve më të mirë të mineralogjisë e metalurgjisë në Kosovë, pos familjarëve, mërziti edhe bashkëpunëtorët e tij.

Kelmendi, që vdiq në moshën 74 vjeçare dha kontribut të madh edhe në edukim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat