​Ngjarjet e datës 28 korrik

Kosova

​Ngjarjet e datës 28 korrik

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 08:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet dita e dytë e panairit “E JONA”. (Gjilan, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 13:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)

"Karvani i Diasporës", projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dedikuar mërgatës, do të jetë në qytetin e Ferizajt. (Qendra e qytetit – Ferizaj, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat