​Në dy raste të ndryshme policia në Mitrovicë dhe Vushtrri konfiskojnë dy armë

Kosova

​Në dy raste të ndryshme policia në Mitrovicë dhe Vushtrri konfiskojnë dy armë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 08:56
Ilustrim

Përmes një komunkate për media policia në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë. Me këtë rast arrestohen dy persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri. Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me shtatë (7) fishekë.

Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armen me tre (3) fishek. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat