Mjeku i QKMF-së në Istog tregon se si u gjet pa shenja jete foshnja katër muajshe

Kosova

Mjeku i QKMF-së në Istog tregon se si u gjet pa shenja jete foshnja katër muajshe

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 19:30
Shefi i repartit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, Tahir Kaliqani

Shefi i repartit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, Tahir Kaliqani, ka dhënë detaje shtesë, rreth gjetjes pa shenja jete të një foshnjeje katër muajshe në fshatin Serbobran.

Ai u shpreh se ky rast ndodhi mëngjesin e hershëm të së hënës që e lamë pas, rreth orës 05:30 minuta.

”Pas vizitës që i ka bërë mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka qenë pa shenja jete. Sipas raportit që shkruan dr.Bilalli, nuk vërehen shenja të dhunës, përpos hipotermi, një rënie të temperaturës, që do të thotë se, ka pasur mundësi që foshnja të kishte vdekur dy-tre orë më herët, ose më shumë”, tha Kaliqani.

”Edhe nga përvoja ime, që kam marrë pjesë në shumë të tilla ekzaminime, në vdekje të dyshimta, e jona si punëtorë shëndetësorë, është të bëjmë përcaktimin e diagnozës. Në momentin që ne përcaktojmë se është pa shenja jete, e nëse shohim shenja të dhunës apo diçka tjetër, është çështje e policisë apo e prokurorisë të ndërhyjnë me rastin”, tha ai.

Ai u shpreh se në rastet kur ka shenja dhune, stafi shëndetësorë assesi nuk mund të imponojnë, a të vazhdojnë më tutje.

”Policia ka ardh në QKMF, dhe me përcjelljen e policisë mjeku kujdestar ka shkuar në vendin e ngjarjes, kurrsesi vetëm. Nën prezencën e policisë është bërë ekzaminimi dhe vizita mjekësore për rastin në fjalë”, tha Kaliqani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat