3 vëllezërit në dasmë, hajnat “festuan” në shtëpitë e tyre - si u traumatizua familja në Krushë

Kosova

3 vëllezërit në dasmë, hajnat “festuan” në shtëpitë e tyre - si u traumatizua familja në Krushë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Në Krushë të vogël të Rahovecit mbrëmë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Hajnat hynë në shtëpitë e tre vëllezërve Hajdari, të cilët bashkë më familjen ishin në aheng familjar.

Këtyre iu shkaktuan dëme te mëdha materiale, pasi hajnat vodhën para të gatshme e stoli ari.

Kryefamiljari dyshon se hajnat ishin në grup e të organizuat mirë.

Ngjarja, që sipas Hajdarit i shkaktoi traumë të madhe familjes, po trajtohet nga policia si vjedhje e rëndë. Këta nuk kanë ende dikë të arrestuar apo të dyshuar për këtë vepër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat