Ministria e Infrastrukturës thotë se rruga Mitrovicë-Leposaviq mbetet e bllokuar

Kosova

Ministria e Infrastrukturës thotë se rruga Mitrovicë-Leposaviq mbetet e bllokuar

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 9 të mëngjesit ka ndodhur rrëshqitje e dheut në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Kajushës”.

Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me policinë, ka thënë se kanë ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të rrezikut për rrëshqitje të reja dheu.

“Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim.

Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat