​Ngjarjet e datës 16 gusht

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 gusht

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mban diskutim rreth draft strategjisë kombëtare dhe planit të vemrimit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë 2022-2028. (Amfiteatri i ish-ndërtesës së Rilindjes, kati përdhes, ora 09:00-12:00)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. (Ambientet e Kuvendit, salla 204, pamje në fillim të takimit, ora 09:00-09:30)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 09:35-10:05)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:10-10:40)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon partitë minoritare. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:45-11:00)

Shënohet 40 vjetori i bashkimit politik të organizatave patriotike të LPK-së. (Salla e teatrit, ora 11:00)

Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, do të dorëzohet kallxim penal kundër komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar dhe tash nën-kryetar i Serbisë, Bozhidar Deliç. (Prokuroria Speciale- Prishtinë, sektori krimet e luftës, ora 11:00)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon komandantin e KFOR-it. (Ora 11:15-11:45)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë, ora 12:20-12:50)

Bëhet zbulimi i pllakës së shtëpinë e Muharrem dhe Fatime Xhemajlit-vater e atdhetarizmit. (Fshati komogllavë, Ferizaj, ora 13:00)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit, ora 13:35–14:15) 

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj bën vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. (Ora 14:25-14:45)

Organizata jo-qeveritare ETEA publikon librin “Other stories” me autorë Hatixhe Misini, Irmel Mislimi dhe Flakrona Rexhepi. (Qendren "Libart", ora 16:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat