22 shtator 2022 “Dita Ndërkombëtare pa Makina”

Kosova

22 shtator 2022 “Dita Ndërkombëtare pa Makina”

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:24
“Dita Ndërkombëtare pa Makina”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut, Pejës, Gjilanit  OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është duke shënuar “Javën Evropiane të lëvizshmërisë” nga 16- 22 shtator 2022.

Në komunat e lartcekura sipas itinerarit të lëvizjes është bërë ndalim-qarkullimi për makina njëkohësisht janë krijuar hapësira publike për aktivitete të ndryshme, ecje, çiklizëm si dhe përdorim i mjeteve tjera alternative.

Ndërsa, nesër me datë, 22 shtator 2022, duke filluar nga ora 10 00, do të shënohet Dita pa Makina”, manifestimi qendror do të mbahet në hapësirën para monumentit, “New Born”, në Prishtinë

Moto e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë për vitin 2022 është, ”LËVIZJE E KOMBINUAR -LIDHJE MË TË MIRA- ".

Andaj,  ju ftojmë të merrni pjesë me rastin e shënimit të kësaj feste mjedisore, me rendësi të madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen  e mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat