​Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunim të të miturave

Kosova

​Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunim të të miturave

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:01
Gjakovë

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve E.N dhe M.H, për veprën penale të “Dhunimit”.

E.N, dyshohet se më 04 tetor 2022 në Gjakovë, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, të dëmtuarën e cila është e mitur. Pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të del nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici.

Në rastin tjetër, i dyshuari M.H, më 04 tetor 2022, në Gjakovë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e cila është e mitur. I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen, shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici. Viktimat janë të mitura.

Njoftimet e plota:

Gjakovë, 05 tetor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 04 tetor 2022 në Gjakovë, i pandehuri E.N., me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, të dëmtuarën e cila është e mitur. Pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të del nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 04 tetor 2022.

Gjakovë, 05 tetor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Prokuroria njofton se, më 04 tetor 2022, në Gjakovë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e cila është e mitur. I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen, shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 04 tetor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat