​SPEEEX aksion pastrimi në Prishtinë dhe Vushtrri

Kosova

​SPEEEX aksion pastrimi në Prishtinë dhe Vushtrri

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 12:22
Aktiviteti ka zgjatur rreth tri orë

Kompania e specializuar në shërbimet e outsourcing “SPEEEX”, ka mbajtur aktivitetin për pastrimin e ambientit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi dhe motivimi i të rinjve për ta mbajtur pastër ambientin.

Aksionet janë zhvilluar tek Rruga “UÇK, te qafa, i cili ka vazhduar drejt parkut HEROINAT, pastaj pranë bibliotekës kombëtare dhe ka përfunduar në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Vigan Disha, këshilltar menaxherial i kësaj kompanie tha se interesimi i të rinjve për të pastruar ambientin është i madh. Ai tha se i njëjti aktivitet është duke u mbajtur edhe në Komunën e Vushtrrisë.

Disha: Qëllimi është të krijohet ndërgjegjësimi për të motivuar edhe të rinjtë tjerë

“SPEEX është prezent në komunën e Prishtinës me mbi 700 punëtorë, kështu e kemi pa të arsyeshme si çdo vit ta bëjmë pastrimin...0:43 Qëllimi është të krijohet ndërgjegjësimi, për të motivuar edhe të rinjtë tjerë që shoqëria e tyre po e bëjnë pastrimin. 0:42 Interesimi i të rinjve është shumë i madh, i kemi mbi 150 persona që pritet të na bashkëngjiten edhe më shumë nga SPEEEX dhe vullnetarë tjerë nga qyteti. I njëjti aktivitet po vijon edhe në Vushtrri, kështu po presim një efekt pozitiv nga ky aktivitet”, tha Disha.

Disha tha se aktivitetet e tilla duhet të jenë më të shpeshta, derisa ka inkurajuar gjithë të rinjtë t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

Disha: Çdo ditë duhet të kremtohet si një ditë për ta pastruar ambientin

“Çdo ditë duhet të kremtohet si një ditë për ta pastruar ambientin. Ndërgjegjësimi për natyrën ka shumë rëndësi për ne, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë kampanjë në baza vjetore”, tha ai.

Po ashtu, gjatë aktivitetit, qytetarët kanë pasur mundësi të bëjnë pyetje për rekrutimin. Sipas Dishës është kampanjë që e vetëdijeson edhe pastrimin por edhe punësimin.

Aktiviteti ka zgjatur rreth tri orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat