Theret me thikë një 21-vjeçar, dërgohet në QKUK

Kosova

Theret me thikë një 21-vjeçar, dërgohet në QKUK

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar është therur mbrëmë me thikë në Shtime.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Veseli tha se viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Me datë 08.11.2022 rreth orës 19:00 Policia në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para mësohet se një person ,mashkull i moshës 21 vjeçar ka pësuar lëndime trupore. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë. Për ndihmë mjekesore fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime e më pas për tretman të metutjeshëm mjekesor është transportur për në QKUK në Prishtinë. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve të stacionit e cila po e heton rastin. Për informata tjera ju njoftojme me kohë!”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat