EULEX-i pyeti Mustafën për vrasjet e funksionarëve të LDK-së - Bota Sot
EULEX-i pyeti Mustafën për vrasjet e funksionarëve të LDK-së

Kosova

EULEX-i pyeti Mustafën për vrasjet e funksionarëve të LDK-së

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 16:23

Prokurorët e EULX-it, që merren me rastet e vrasjeve të funksionarëve të LDK-së që nga përfundimi i luftës, sot kanë biseduar me kryetarin e LDK-së, dr. Isa Mustafa, për të marrë opinionin e tij si lider i LDK-së lidhur me këto vrasje.

LDK, pas njoftimeve nëpër medie për bisedën e Isa Mustafës me prokurorët e EULEX-it, sqaroi se asnjë bisedë tjetër nuk është bërë jashtë kësaj teme. “Biseda me prokurorin e EULX-it, që merret me këtë rast, është bërë në përputhje me procedurat që ka EULEX-i lidhur me hetimin e këtyre rasteve kriminale”, thuhet në njoftim.

LDK përmes këtij njoftimi u ka bërë thirrje mediet “të mos spekulojnë lidhur me këtë çështje”, ndërkaq ka kërcënuar “disa medie, siç është portali i Gazetës Express, që po ngrenë spekulime të pabaza” se do të paditën në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Spekulimet e tilla janë të ulëta dhe kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të Kryetarit dhe të LDK-së në përgjithësi”, përfundon njoftimi.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thënë se ky mision nuk ka koment për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test