Vërshime në Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik e Istog

Kosova

Vërshime në Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik e Istog

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Prej mesditës së sotme (e diel), disa komuna të Kosovës, po përballen me vërshime pas reshjeve të dendura të shiut.

Komunat më të prekura në Rrafshin e Dukagjinit janë Gjakova, Juniku, Deçani, Peja e Istogu.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë, pothuajase në të gjitha komunat e Rrafshit të Dukagjnit,  gjatë ditës së diel ka pasur vërshime.

Gjendja më e rënduar paraqitet në komunën e Deçanit, përkatësisht në fshatin Baballoq, ku shumë oborre të shtëpive  tashmë janë nën ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat