Ngjarjet e datës 3 dhjetor

Kosova

Ngjarjet e datës 3 dhjetor

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Shoqata e Intelektualëve ‘JAKOVA”, promovon monografisë “Dogana ndër vite”, të autorit Ylber Rraci, udhëheqës shumëvjeçar i këtij institucioni në vitet e pasluftës. (Biblioteka e qytetit në Gjakovë, ora 12:00)

Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

Shoqëria LËVIZJA për 40 - vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike - krijimit të LPK - së, organizon zbulimin - përurimin e një pllake përkujtimore ndërtimore në shtëpinë e familjes Avdiu, që ishte strehë dhe bazë qëndrimi, takimesh, vendimesh dhe nismash për veprimtarët, drejtuesit dhe luftëtarët e LPK-UÇK-së. (Prishtinë, rruga "Bajram Bahtiri", nr. 714, afër Bunarit të hajratit, ora 13:00) 

Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Evropë dhe Euroazi, ambasadorja Erin E. McKee, viziton lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit. (Ora 13:30)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të vizitojë Komunën e Podujevës, ku i shoqëruar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, do të mbaj tubim me vajza e gra. (Teatri i Qytetit "Avdush Hasani", rruga 19 Qershori, ora 14:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të vizitojë Komunën e Podujevës, ku i shoqëruar nga kryetari Shpejtim Bulliqi, viziton Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Ora 15:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat