Sot parashihet të bie shi, temperaturat bien në 1 gradë Celsius

Kosova

Sot parashihet të bie shi, temperaturat bien në 1 gradë Celsius

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton Sinjali. 

Vranësirat ditën e sotme parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat