Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët nga KEK për periudhën 2018-2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes, ora 12:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti “Parashkrimi i Korrupsionit”. (Hotel Sirius, salla “Rigel”, ora 13:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNICEF dhe UN Volunteers do të organizojnë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ora 13:00)

Këshilli Rinor Kosovar (KYC) në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e vullnetarizmit’. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00-17:00)

Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 15:15)   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat