Dhuna në familje shënon rritje, kërkohet angazhim institucional për parandalim

Kosova

Dhuna në familje shënon rritje, kërkohet angazhim institucional për parandalim

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 10:55
Misioni i OSBE-s ka organizuar tryezën në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës ne familje, misioni i OSBE-s ka organizuar tryezën në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Shefi i misionit të OSBE-s në Kosovë, Michael Davenport ka thënë se Kuvendi ka bërë një hap të madh kur ka votuar Konventën e Stambollit, por koha është që ligji të finalizohet.

"Mesazhi i OSBE-s gjatë të kësaj fushate është që t'i japim fund tani dhe të bashkohemi për t'i dhënë fund dhunës në familje. Të gjithë ne jemi tmerruar nga rastet e tmerrshme të vrasjeve këtu në Prishtinë gjatë javëve të kaluara. Dhe duke ju falënderuar PK-së, gjatë dy javëve të fundit në Kosovë ka qenë një vrasje, tre dhunime ndaj grave, dhe një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Të gjitha këto duhet të veprojnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne, për të luftuar një herë e përgjithmonë e çrrënjosur dhunën në familje një herë e përgjithmonë", ka thënë ai.

Më tej, ai ka shtuar se Policia e Kosovës janë në linjën e parë të frontit dhe të njëjtit thirren për të intervenuar në rastet kur raportohet dhuna.

"Qasja që është marrë nga Policia dhe nga individi apo polici e ka një rol shumë të rëndësishëm në formësimin se si një rast procedohet e trajtohet. Gjithashtu edhe për të ndihmuar në parandalimin e krimeve në të ardhmen. OSBE është e përkushtuar që të mbështes partnerët tanë në luftimin e dhunës në baza gjinore, në ndërtimin e politikave, kapaciteteve... të gjitha gratë që janë vrarë nga burrat e tyre janë vrarë nga armë të ftohta", ka shtuar ai.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se dhuna në familje po shënon rritje.

"Nga janari i këtij viti deri në tetor, janë 2333 raste të dhunës në familje. Prej tyre 1901 janë gra e vajza. Është kambanë alarmi se masat dhe veprimet nuk po mjaftojnë. Gratë dhe vajzat po përballen me dhunues recidivist", tha ai.

Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se trajtimi më i mirë për gratë është parandalimi i rasteve të dhunës.

"Forma kryesore mbi të cilën është e nevojshme që të koncentrohemi është parandalimi i rasteve të dhunës në familje. Këto ndryshime për personat fajtorë, u ndalohet kandidimi në pozita në nivel qendror dhe lokal, trajtimi i lëndës nuk zgjat më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve publikohen në faqen zyrtare", tha Sallahu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat